Makinat e famshme, tanimë në një muze në Paris
Ëndërroni të bëni një turne me një Volkswagen Beetle si në filmat “Herbie”, një makinë e stilit “Fast and Furious”, apo një kopje të një “Kthehu në të Ardhmen DeLorean?” Një koleksionist francez makinash e ofron pikërisht atë në një muze të ri makinash në jug të Parisit.
Në një hangar të madh në Etrechy, 50 km në jug të Parisit, ish-tregtari i makinave Franck Galiegue, 39 vjeç, ka shfaqur një koleksion prej 43 makinash të vjetra që janë përdorur nga akotrët në filma ose janë kopje të tyre.
Galiegue, i cili filloi të mbledhë makina në moshën 21-vjeçare, shprehet se një nga pjesët e tij kryesore është një Chevrolet Chevelle Malibus e viteve 1970 që Ryan Gosling përdori në filmin aksion “Drive” të vitit 2011.
Franck Galiegue: Ajo që kemi në muze atje është kjo: Chevelle Chevrolet nga Drive me Ryan Gosling. Për mua, është një nga makinat kryesore të muzeut sepse është makina aktuale që ai drejton në film. Ishin dy të tilla, sepse zakonish përdoren për kaste sepse ndodh ndonjëherë që prishen dhe pësojnë dëme. Njëra është shkatërruar fare dhe kanë mbetur vetëm dy: ky dhe tjetri që Ryan Gosling zotëron dhe drejton në Los Angeles. Pra, është një histori mjaft e lezetshme. Dhe Drive është filmi që e bëri atë vërtet të famshëm dhe që do të mbetet në historinë e kinemasë, kështu që ne jemi të lumtur që kemi një makinë nga ai film.
Chevelle nuk është me qira, por koleksioni i Galiegue’s Movie Cars Central u ofron vizitorëve mundësinë për të bërë një vështrim në më shumë se 10 modele makinash të vjetra kryesisht të prodhuara në SHBA që janë paraqitur në filma.
Një nga ato makina me qira është një DeLorean e vjetër, e transformuar për t’u dukur si makina futuriste e udhëtimit në kohë që u shfaq për herë të parë në filmin e vitit 1985 “Back to the Future”.
Franck Galiegue: E gjeta këtë DeLorean dhe e shndërrova në automjet “Kthehu në të Ardhmen”. Kur e bleva, ishte një DeLorean normal pa asnjë nga pajisjet që mund të shohim këtu, qarkun e makinës me kohë dhe pajisjet për makinën e udhëtimit në kohë. M’u deshën gjashtë vjet për të gjetur të gjitha pjesët e ndryshme që shihni këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, dhe m’u deshën tre muaj për t’i bashkuar.
Galiegue zotëron gjithashtu dy Batmobile, duke përfshirë një kopje të atij në filmin Batman të vitit 1989 të drejtuar nga Tim Burton, një Ford Gran Torino nga seria Starsky & Hutch dhe Ferrari 398 GTS i Magnum. Ai zotëron 12 makina nga seria ‘Fast and Furious’, tetë prej të cilave janë origjinale.
Franck Galiegue: Ne presim të shohim gjëra të tilla vetëm në filma dhe t’i shohim ato realisht jep një tjetër dimension dhe na bën të mendojmë se ajo që kemi parë në një ekran më në fund mund të jetë e mundur. Kështu më ndodhi kur fillova koleksionin tim. Mund të zotëroja në jetën reale gjërat që kemi parë në filma dhe kjo është fantastike. Gjithmonë kam dashur të bëj diçka që të duket si muze. Kështu që ishte dëshira ime që ky vend të ishte i gjallë, ku njerëzit të mund të zënë vendin e aktorëve dhe të pretendojnë se janë Paul Walker ose Michael J.Fox në makinat e tyre është e magjishme.
Muzeu së shpejti do të ketë tre makina të reja duke përfshirë një nga filmi RoboCop i vitit 1987.
Linku: https://tvpworld.com/73069443/french-car-museum-takes-visitors-on-a-movie-inspired-joyride
Foto:Freepik.com