
0
0
Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike.
Për pasojë, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com