Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2023
0

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2023

0
0

Depërtimi i masave të ftohta polare nga Veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Për pasojë, orët e paradites do të dominihen nga vranësira dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë vendin, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Veriore – Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: