Ky mund të jetë momenti për të shtuar kumbullat e thata në dietën tuaj. Një studim i fundit tregon se superushqimi redukton inflamaconin dhe ruan shëndetin e kcokave. Kërkuesit thonë se konsumimi i përditshëm i kumbullave të thata redukton treguesit e inflamacionit që lidhen me shëndetin e kockave.
Rezultatet e studimit tregojnë reduktim të dukshëm të citokinave, proteinave që rregullojnë inflamacionin dhe monociteve aktive, një lloj qelize imunitare që lidhet me inflamacionin kronik. Zvogëlimi u vu re me përfshirjen e 50-100 gramëve kumbulla të thata (5-12 kokrra) në dietën e pjesëmarrësve.
“Këto zbulime mund të lidhen me praninë e elementëve bioaktivë që gjenden te kumbullat e thata përfshirë vitaminat, mineralet, acidet fenolike dhe polifenolet që veprojnë së bashku për të ‘shtypur’ monocitet aktive dhe sekretimin e citokinave që dëmtojnë kockën”, shpjegon bashkëautori i studimit të kryer në Universitetin e Xhorxhias dhe të publikuar në The Journal of Nutrition, Connie Roggers.
Në studim morën pjesë 183 pjesëmarrës të ndarë në 3 grupe: një që nuk hante kumbulla, një që konsumonte 5 gr kumbulla të thata në ditë dhe një që konsumonte 100 gramë. Veç kësaj, ata merrnin suplemente kalciumi dhe vitamine D3 ndërsa matjet për imunitetin, inflamacionin dhe stresin oksidativ u kryen në fillim dhe në fund të vëzhgimit 12-mujor.
Gratë në postmenopauzë që nuk hanin kumbulla humbën 1.5% të dendësisë së kockës krahasuar me ato që konsumonin 5-6 në ditë.
Sipas udhëheqëes së studimit, Mary Jane De Souza, rëndësia e tij qëndron te shpjegimi dhe sjellja e një perspektive se alternativat jo farmaceutike si stili i jetës apo ushqimi mund të ndikojnë në progresin dhe zvogëlimin e dëmtimit të kockëS.
Linku: https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0022316623727326
Foto: Freepik.com