Home Lifestyle Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023
Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023
0

Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-29-dhjetor-2023/

Foto: Freepik.com

tags: