Home ShowBiz 12 dhoma gjumi dhe 24 tualete, zbuloni shtëpinë 60 milionë dollarë të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
12 dhoma gjumi dhe 24 tualete, zbuloni shtëpinë 60 milionë dollarë të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
0

12 dhoma gjumi dhe 24 tualete, zbuloni shtëpinë 60 milionë dollarë të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

0
0

 

Jennifer Lopez dhe Ben Aflleck kanë rreth një vit që po kërkojnë një shtëpi që të nisin së bashku një fillim të ri. E mesa duket çifti i famshëm ja arriti qëllimit.

Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia e re u gjet dhe ka një çmim marramendës prej 60.85 milionë dollarë. TMZ raporton se rezidenca shtrihet në 4.2 hektarë dhe për herë të parë doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë. Ky çmim u përgjysmua këtë vit duke bërë që JLo dhe partneri i saj të kursejnë disa miliona.

Gjithashtu bëhet e ditur se shtëpia ka 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 persona. Shtëpia përmban gjithashtu një kompleks sportiv me një palestër të plotë, fusha basketbolli dhe një ring boksi.

Gjithashtu, shtëpia ka edhe komplekse të veçanta për sigurinë dhe rojën e shtëpisë. JLo ka gjetur të duhurën pasi në shtëpi do të ketë një sallon bukurie, kinema, sauna dhe dhoma masazhi. Sigurisht që vilës nuk mund të mungonte një pishinë e madhe në pjesën e pasme të shtëpisë, me hidromasazh dhe xhakuzi.

Linku: https://www.instagram.com/jlo/

Foto: https://www.instagram.com/jlo/