Home ShowBiz Ryan Gosling: Vajzat e mia ende nuk e kanë parë filmin Barbie
Ryan Gosling: Vajzat e mia ende nuk e kanë parë filmin Barbie
0

Ryan Gosling: Vajzat e mia ende nuk e kanë parë filmin Barbie

0
0

 

Filmi Barbie pushtoi kinematë në shumë vende të botës pas daljes në korrik të vitit 2023.

Megjithatë, teksa shumë fansa panë performancën e mrekullueshme të aktorit Ryan Gosling në rolin e Ken, dy fëmijët e tij nuk e kanë parë ende filmin.

“Nuk e di nëse duhet ta shikosh babanë tënd si Ken. Nuk e di se çfarë moshe është idealja për të parë prindin tënd duke lujatur këtë rol”, tha ai për median E News.

Por Ryan shpjegon se dashuria e vazjave të tij për filmin Barbie ishte një faktor pse ai pranoi rolin.

Gosling, i cili ka dy vajza Esmerelda, 9, dhe Amada, 7, me partneren Eva Mendes, shpjegoi ndër të tjera se i ka lejuar vajzat e tij të marrin pjesë në xhirimet e filmit Barbie.

Aktori fitoi edhe një çmim në ceremoninë e çmimeve në Critics Choice Award 2024 për këngën e tij të filmit Barbie I’m Just Ken. Mimikat e fytyrës së tij që shprehnin habi për çmimin u bënë virale në rrjetet sociale.

Linku: https://www.usatoday.com/story/entertainment/celebrities/2024/01/17/ryan-gosling-kids-eva-mendes-barbie/72253365007/

Foto: https://www.instagram.com/ryangoslingdouble/