Ngjyra të lehta “Pasteli” me motive lulesh dominojnë veshjet e koleksionit të ri Pranverë – Verë të shtëpisë së famshme të modës Armani.
Koleksioni luksoz u prezantua nga modelet në pasarelën e ngritur në ndërtesën e famshme të artit bashkëkohor, Palais de Tokyo në javën e modës në Paris.
Pjesë e larmisë së veshjeve ishin fustanët e gjatë me pala, pantallonat e ngushta të shoqëruara me jelekë të mëndafshtë pa jakë dhe bluza të tejdukshme të zbukuruara me modele lulesh të qëndisura ose të printuara.
Koleksioni shoqërohet edhe me gjerdanë e vathë me rruaza, kapele të rrumbullakëta të prerjeve të ndryshme, e çanta të vogla. Në fund, të pranishmit I përshëndeti edhe vetë krijuesi i koleksionit, 89-vjeçari Giorgio Armani.
Linku: https://www.armani.com/en-us/experience/giorgio-armani/fashion-show-spring-summer-women
Foto: Freepik.com