Home Aktualitet Rriten tarifat dhe ndryshon dhe vlefshmëria e patentave
Rriten tarifat dhe ndryshon dhe vlefshmëria e patentave
0

Rriten tarifat dhe ndryshon dhe vlefshmëria e patentave

0
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron.

Në njoftimin e saj, Drejtoria thotë se ka një për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos. Tarifa e kartonit të patentës që deri më tani ishte me afat vlefshmërie 10 vite, ishte 3500 lekë dhe tashmë bëhet 4.500 lekë, por afati zgjatet në 15 vite.
Sipas Drejtorisë së Transportit, tarifa prej 4.500 lekësh e shpërndarë në vite nga 350 lekë për vit, bëhet 300 lekë për vit.
Një tjetër ndryshim ka dhe tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç. Nëse deri më tani kishte afat vlefshmërie 5 vite dhe paguhej 3,500 lekë, tashmë bëhet 2 mijë lekë dhe ka afat 15 vite. Leja e drejtimit ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit, deri më tani ishte 500 lekë.

Me ndryshimet e reja bëhet 1 mijë lekë, por ka afat vlefshmërie 3 vite. Sipas përllogaritjeve të Drejtorisë së Transportit Rrugor, tarifa e re prej 1 mijë lekësh, nga 500 lekë për vit që ishte, bëhet 333 lekë për vit.
Me ndryshimet e reja, për qytetarët mundësohet kalimi me leje drejtimi i kategorisë B në D dhe D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C. Pra eliminohet testimi për kategorinë C, dhe njëkohësisht shmanget edhe pagesa prej 2.200 lekësh. Drejtoria e Transportit Rrugor njofton se nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke u kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit apo rreth 7,7 milionë Euro.

Linku: https://www.dpshtrr.al/

Burimi i fotos:pexele.com

tags: