Home Lifestyle Parashikimi i motit, 28 maj 2024
Parashikimi i motit, 28 maj 2024
0

Parashikimi i motit, 28 maj 2024

0
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore-malore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com