0
0
Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme për gjatë gjithë territorin por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi lindor dhe juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com