Home Lifestyle Parashikimi i motit, 10 qershor 2024
Parashikimi i motit, 10 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 10 qershor 2024

0
0

Vijon depërtimi i të nxehtit saharian në Mesdhe duke bërë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim  3 – 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: