‘Sa herë flas për ta, kam një bllokim’, Rozana Radi vjen në një rrëfim emocional për prindërit
Rozana Radi ka qenë e ftuar në emisionin e Albano Bogdos ku ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën private.
Në një moment të intervistës ajo u ndal e foli pak për mungesën e prindërve.
“Sa herë flas për ta, kam një bllokim, më merret goja. Nuk është se nuk dua të flas për ta, sepse nëse do kisha mundësi, mund të flisja për orë të tëra për babin, për mamin, për Frankon dhe për miqtë që kam humbur. Por faleminderit Zotit, që i kam pasur sa kam pasur, dhe m’i la aq sa m’i la. Mund të m’i kishte marrë më herët.
Shpresoj të jem ajo që ata kanë dashur të jem. Nuk kam mundësi të bëhem 100% ajo që ata do, por mendoj se mund të jem 60% e asaj që ata kërkuan. Gabime kam bërë, patjetër, por kjo është një udhë që po e ec me gjithçka që kam mësuar prej tyre.
Rozana tha se i mungon mendimi i prindërve shpesh kryesisht i të atit.Ajo tha do donte të dinte se:
Si do të kishte menduar babi për këtë gjë që po bëj tani?”
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=T30kxrYSK4U
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rozana_radi/