Rreziku nga thirrjet e “Ping”. Pse nuk duhet t’u kthejmë thirrjet numrave të panjohur
Shqipëria është përfshirë në listen me 22 shtete që përbëjnë rrezik në komunikim telefonik. Çdo herë që kryehen thirrje nga një numër Gjerman në një numër Shqiptar, dëgjohet një zë automatik që për 20 sekonda të sqaron mbi rrezikun që ndërmerr kur nis një telefonatë me destinacion të tillë.
Thirrjet e “Ping” kanë qenë një telash për shumë vite. Sidomos kur konsumatorët instinktivisht i kthejnë thirrjet një numri të panjohur nga lista e thirrjeve, pa parë së pari se çfarë lloj numri është. Kësisoj thirrja mund të kushtojë shtrenjtë.
Pas njoftimit të djeshëm, Agjencia Federale e Rrjetit në Gjermani, bën të ditur se është duke ndërmarrë hapat e parë për të mbrojtur më mirë konsumatorët. Mbani mend, kjo nuk ka të bëjë me parandalimin e thirrjeve ping, por për mbrojtjen nga faturat e kripura në qoftë se konsumatori telefonon në mënyrë të pavullnetshme një numrin.
Këto lloj thirrjesh kanë qenë një telash për shumë vite dhe mund të kthehen në një problem në shumë vende të europës.
Ndaj mbi të gjitha konsumatori duhet të tregojë kujdes dhe vëmendje dhe të jetë i informuar.
Bundesnetzagentur shkurt BnetzA, autoriteti gjerman, përgjegjës për një sërë shërbimesh, përfshirë edhe telekomunikacionin, këshillon fuqimisht konsumatorët që të mos i kthejnë thirrjen numrave të panjohur, nëse nuk presin një telefonatë nga vendet përkatëse.
Prefikset e vendeve nga ku telefonatat mund të kushtojnë shumë shtrenjtë janë listuar më poshtë:
(00225), Sudani (00249), Maroku (00212), Tanzania (00255), Burundi (00251), Çadi (00235), Serbia (00381), Tunizi (00231), Mali i Zi (00223), Uganda (00256), Madagaskar (00261), Shqipëria (00355), Bosnja dhe Hercegovina (00387), Somalia 00967), Maqedoni (00389), Sierra Leone (00232), Sistemi Global i Celulave Celulare (00881)
Çfarë mund të dëgjohet kur i kthejmë thirrjen këtyre numrave? Sipas BnetzA ju shpesh merrni njoftime promocionale, të cilat kushtojnë disa euro për minutë. Këto mund të jenë njoftime pjesërisht të pakuptueshme dhe në gjuhë të huaja, njoftime erotike ose mesazhe etj. Qëllimi i mashtruesve është që telefonuesit të mbahen sa më gjatë që të jetë e mundur në linjë. Kundravajtësit pastaj përfitojnë nga fitimet e gjeneruara nga lidhja ndërshetërore.
Burimi i lajmit: https://www.teltarif.de/bnetza-tarifansage-auslandstelefonate/news/70894.html
Burimi i fotos kryesore: https://www.bundesnetzagentur.de/EN/Home/home_node.html