Ai është shndërruar në një personazh të njohur për shkak të faqes së tij në rrjete sociale ku tregon foto të VIP-ave, që kanë kryer ose jo operacione plastike.
Administratori 20-vjeçar i faqes “Vipat e Bllokut” ka qenë i ftuar në “Ditë e re”, ku është shprehur sërish rreth faqes.
Por duket se në emision ka patur dhe një debat me moderatorin Hermes Nikaj, ose siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës”, i cili gjithashtu është bërë pjesë e kësaj faqeje, për operacionet plastike, që ka bërë.
“Kush është ky? Hermes? Sa operacione paska bërë ky, nuk e njoha nga afër”, – u shpreh Stiliano. Hermesi e mori me sportivitet, duke u shprehur se nuk kishte kryer kurrë operacione plastike.
Por 20-vjeçari ka këmbëngulur duke thënë: “Po ti dukesh, çfarë asnjë. Ti nuk qesh dot nga operacioni që ke bërë në buzë”, – u shpreh Kanani, por “Zogu i Tiranës” ka vazhduar ta mohojë bërjen e ndonjë operacioni plastik.
Link: https://www.instagram.com/vipat_e_bllokut.official/
Burimi i fotos kryesore: ©Ora NEWS