Një ndër personazhet më të përfolur televiziv, personi me guxim për të vërtetën dhe ideatori i thyerjeve të tabuve televizive, sot ka ditëlindje.
Po flasim për Ismet Drishtin, një personazh poliedrik, aktualisht në krye të “Zjarr Tv”. Ky i fundit një televizion që ka kapërcyer të gjitha pritshmëritë sa i takon ndjeshmërisë, thyerveve të tabuve dhe kapërcimit të kufijve me kreativitetin e tij ekstravagant. Sigurisht falë Drishtit.
Stafi i këtij televizioni kanë uruar drejtuesin e tyre me një dedikim të veçantë, dhe duke i premtuar se së shpejti do bëjnë publike edhe mënyrën se si e kanë surprizuar Drishtin me anë të një prej kijimeve të tij në televizionet shqiptare, kamerës së fshehtë.
Ja çfarë shkruajnë stafi i Zjarr Televizion:
Njeriu qe startoi sagen e kamerave te fshehta dhe ai qe mbajti gjalle humorin shqiptar sot ka ditelindjen. Ne, stafi i Zjarr televizion i urojme edhe 100 ditelindje te tjera Ismet Drishtit! Gezuar Ismet edhe qofsh i lumtur gjithmone! Shume shpejt do te publikohet kamera e fshehte qe iu be njeriut qe startoi kamerat e fshehta ne Shqiperi! Falenderojme te gjithe artsitet dhe personazhet publike qe u bene pjese e kesaj kamere te fshehte. Gezuar ditelindjen Ismet Drishti!
Burimi i fotos kryesore: ©Zjarr TV