Bashkëshortja e reperit të njohur Stresi, Keisi Lushaj është mjaft aktive në Instagram dhe shpesh herë publikon deklarata dashurie për partnerin e saj.
Por gjithashtu Keisi ndan edhe momente nga përditshmëria, ndërkohë që u përgjigjet edhe interesit të fansave mbi jetën e saj personale.
Së fundmi Keisi ka zbuluar se ka një motër dhe ka treguar se pse nuk dëshiron që pjestarët e familjes ti publikojë në rrjetet sociale.
Një prej ndjekësve të saj, e pyeti: Pse nuk poston foto me motrën?
Dhe arsyeja sipas Keisit lidhet me privatësinë.
“Nuk postoj foto me motrën apo me shumë pjesëtar të familjes, sepse nuk dua që ata të njihen, të gjykohen dhe t’i marrë njeri mësysh. Duan privatësinë dhe unë mundohem t’jua ruaj. Vetëm kur më dalin ato fotot e vëllait të vogël aq i mirë, s’rri dot”, shkroi Keisi në Insta Story.
Link: https://www.instagram.com/stories/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwCbMwMgbeL/