Home ShowBiz Soni rrëfen pengun pas ndarjes nga Mirko: “Po ta dija që do ndaheshim, do bëja 5 fëmijë”
Soni rrëfen pengun pas ndarjes nga Mirko: “Po ta dija që do ndaheshim, do bëja 5 fëmijë”
0

Soni rrëfen pengun pas ndarjes nga Mirko: “Po ta dija që do ndaheshim, do bëja 5 fëmijë”

0
0

Një rrëfim i sinqertë dhe shumë personal nga këngëtarja Soni në “Ferma VIP” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede me konkurrenten Kostana, artistja foli hapur për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë dhe për raportin që ka pasur me ish-partnerin e saj, Mirko, me të cilin i dha fund lidhjes disa kohë më parë.

Mes humorit dhe emocioneve, Soni pranoi se gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të madhe dhe shumë fëmijë.

“Vdes, mbaroj për bebe. 5 do i kisha bërë”, u shpreh ajo.

Më tej, këngëtarja bëri edhe një deklaratë që u komentua menjëherë nga ndjekësit e spektaklit.

“Ta kisha ditur që do ndahesha… i kisha thënë Mirkos ‘jepi’ njëherë. Ne po rrimë që po rrimë në një shtëpi. Ne bashkë rrimë, ashtu kështu domethënë”, tha ajo mes batutës dhe sinqeritetit.

Deklarata e Sonit u prit me reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e vlerësuan për spontanitetin dhe mënyrën e hapur se si foli për jetën personale dhe pengjet e saj.

Artistja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën sentimentale, por rrallëherë ka folur kaq drejtpërdrejt për dëshirën për t’u bërë nënë dhe për marrëdhënien me ish-partnerin.

Ndërkohë, “Ferma VIP” vazhdon të sjellë momente emocionale dhe rrëfime personale nga konkurrentët, duke mbajtur publikun të përfshirë në çdo zhvillim të reality show-t.

Burimi; https://www.instagram.com/soni_malaj/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/soni_malaj/?hl=en