Ditëlindja e tij nisi me një surprizë të organizuar në fshehtësi nga njerëzit më të afërt. Në mesnatë, artisti u përball me një festë intime, ku nuk munguan emocionet, buzëqeshjet dhe madje edhe lotët e gëzimit.
Pranë tij në këtë ditë të veçantë ishin prindërit, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori vajza e tij, Poem Blu, e cila i qëndroi në krah gjatë momentit të fryrjes së qirinjve të tortës.
Prania e Poem Blu e bëri festën edhe më të veçantë, duke dhuruar një nga momentet më prekëse të mbrëmjes. Pamjet e publikuara tregojnë raportin e ngushtë mes babait dhe vajzës, të cilët ndanë së bashku këtë përvjetor simbolik.
Në moshën 40-vjeçare, Ledri Vula vijon të jetë një nga emrat më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare, duke ruajtur suksesin e tij artistik dhe një lidhje të fortë me publikun.