Familja Mbretërore ka një arsye të madhe për festë. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali.
Vogëlushi ka ardhur në jetë këtë të premte, më 10 korrik 2026, rreth orës 05:30, ndërsa çifti i ka vendosur emrin Aleksandër. Sipas informacioneve të publikuara, si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private.
Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërsa për Princ Lekën është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu baba i Geraldinës, vajzës nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian.
Lajmi është pritur me urime të shumta nga miq, familjarë dhe ndjekës të çiftit, të cilët kanë përgëzuar familjen për ardhjen në jetë të anëtarit më të ri.
Burimi; https://www.instagram.com/princleka
Foto; https://www.instagram.com/princleka