Home ShowBiz Kanye West pritet nga Edi Rama para koncertit në Tiranë
Kanye West pritet nga Edi Rama para koncertit në Tiranë
0

Kanye West pritet nga Edi Rama para koncertit në Tiranë

0
0

Reperi amerikan Kanye West është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vetëm pak orë përpara koncertit të tij të shumëpritur në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili publikoi në rrjetet sociale një video nga takimi me artistin amerikan.

Në pamjet e shpërndara, Rama shihet duke i prezantuar Kanye West disa elemente të historisë, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, në një takim miqësor të zhvilluar para performancës së reperit.

Kanye West ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në “Eagle Stadium”, në zonën e Kasharit, një nga eventet muzikore më të mëdha të organizuara ndonjëherë në vend.

Për shkak të fluksit të pritshëm të pjesëmarrësve, Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme sigurie dhe ka vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në segmentet pranë autostradës Tiranë–Durrës.

https://www.instagram.com/p/DaqND_QIYy3/?hl=en

Sipas organizatorëve, “Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë dhe pritet të mirëpresë dhjetëra mijëra fansa të reperit amerikan, në një koncert që ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.