Home ShowBiz Britney Spears me rrëfim bombastik: Jeta ime ferr për 15 vite, u ndjeva si skllave
Britney Spears me rrëfim bombastik: Jeta ime ferr për 15 vite, u ndjeva si skllave
0

Britney Spears me rrëfim bombastik: Jeta ime ferr për 15 vite, u ndjeva si skllave

0
0

Britney Spears ka folur sërish për periudhën e gjatë të kujdestarisë ligjore që zgjati rreth 15 vite, duke akuzuar publikisht babanë e saj, Jamie Spears, dhe duke shprehur zhgënjim ndaj nënës së saj, Lynne Spears, për mungesën e mbështetjes gjatë asaj kohe.

Këngëtarja amerikane ka treguar në një mesazh të gjatë për fansat se gjatë viteve të kujdestarisë ndihej e kufizuar në çdo aspekt të jetës. Ajo tha se nuk kishte lirinë për të marrë vendime të thjeshta, si udhëtimet apo takimet me miqtë, ndërsa artiste të tjera të së njëjtës periudhë gëzonin më shumë pavarësi.

“Kam qenë nën kujdestari për 15 vite, ndërsa shoqet e mia udhëtonin edhe disa herë në muaj”, ka shkruar Spears, duke përshkruar ndjesinë e izolimit dhe kontrollit të vazhdueshëm. Ajo ka theksuar se familja e saj e dinte gjithmonë se ku ndodhej dhe çfarë bënte gjatë ditës.

Britney Spears u vendos nën kujdestari ligjore në vitin 2008, pas një periudhe të vështirë personale dhe publike. Në atë kohë, një gjykatë vendosi se ajo nuk ishte në gjendje të menaxhonte plotësisht jetën dhe pasurinë, duke ia kaluar kontrollin kryesisht babait të saj.

Në deklaratat e saj të fundit, këngëtarja ka kritikuar nënën e saj për faktin se nuk ndërhyri për ta mbrojtur nga mënyra sesi ajo thotë se trajtohej nga babai. Sipas Spears, nëna duhej t’i kishte kërkuar Jamie Spears që ta linte të jetonte më e lirë dhe të kishte marrëdhënie normale me miqtë e saj.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se pas përfundimit të kujdestarisë ligjore, rikthimi në një jetë të pavarur nuk ka qenë i lehtë. Pas shumë vitesh kontrolli dhe ekspozimi të madh mediatik, këngëtarja thotë se ende përballet me paragjykime nga publiku, ku shumë njerëz vazhdojnë ta gjykojnë çdo veprim të saj.

Spears ka kërkuar mirëkuptim nga fansat dhe ka bërë thirrje që njerëzit të tregojnë më shumë dhembshuri ndaj saj dhe ndaj personave që kalojnë periudha të vështira në jetë.

“Vazhdoni të jeni të sjellshëm”, ka qenë mesazhi i saj për publikun.