Home ShowBiz Rihanna surprizon fansat me një paraqitje të rrallë në koncertin e Jay-Z
Rihanna surprizon fansat me një paraqitje të rrallë në koncertin e Jay-Z
0

Rihanna surprizon fansat me një paraqitje të rrallë në koncertin e Jay-Z

0
0

Rihanna ka emocionuar fansat me një paraqitje surprizë në koncertin e Jay-Z, duke u ngjitur në skenë për të interpretuar së bashku hitin e njohur “Run This Town”.

Performanca u zhvillua gjatë koncertit përmbyllës të reperit në Yankee Stadium në Nju Jork, ku ai mbylli serinë prej tre netësh koncertesh me rastin e 30-vjetorit të karrierës së tij. Sipas Variety, spektakli zgjati pothuajse deri në orën 03:00 të mëngjesit, pas disa vonesave, duke u shndërruar në një mbrëmje të paharrueshme për mijëra të pranishmit.

Jay-Z interpretoi rreth 50 këngë nga repertori i tij, ndërsa një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte pikërisht ngjitja e Rihannës në skenë. Sapo nisën tingujt e “Run This Town”, publiku shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, pasi daljet live të artistes janë bërë gjithnjë e më të rralla në vitet e fundit.

Prania e Rihannës u konsiderua një nga surprizat më të mëdha të koncertit, duke rikthyer nostalgjinë e një prej bashkëpunimeve më të suksesshme në historinë e muzikës hip-hop dhe R&B.

Mbrëmja nuk u mbyll me kaq. Në skenë iu bashkua edhe Beyoncé, e cila interpretoi së bashku me Jay-Z këngët “Drunk in Love” dhe “Bitch Better Have My Money”, duke elektrizuar atmosferën. Koncerti solli gjithashtu performanca nga emra të njohur si Usher, Pharrell Williams dhe Teyana Taylor, duke e kthyer eventin në një festë të madhe të muzikës.

Koncerti u cilësua si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, ndërsa rikthimi i Rihannës në skenë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, me fansat që shpresojnë se artistja do të rikthehet së shpejti edhe me projekte të reja muzikore