Home ShowBiz Benita Zena për eliminimin nga “Big Brother”: “Kam merituar ndoshta edhe fitoren”
Benita Zena për eliminimin nga “Big Brother”: “Kam merituar ndoshta edhe fitoren”
0

Benita Zena për eliminimin nga “Big Brother”: “Kam merituar ndoshta edhe fitoren”

0
0

Benita Zena ka folur për herë të parë më gjerësisht pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother”, duke komentuar eliminimin e saj pak para finales.

E ftuar në emisionin “Artistët Shqiptarë”, Benita u pyet për arsyet pse mendon se u eliminua në një moment kur po merrte gjithnjë e më shumë mbështetje nga publiku.

Ajo tha se eliminimi nuk e kishte befasuar plotësisht, pasi e kishte ndier se mund të ndodhte një padrejtësi.

“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.

Pavarësisht se nuk arriti në finale, Benita tha se ndjen se ka fituar diçka më të rëndësishme: dashurinë dhe përkrahjen e publikut.

“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.

Gjatë intervistës, Benita komentoi edhe dasmën e Klodit dhe Elijonës, një moment që mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në reality show.