Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka reaguar në rrjetet sociale pas natës së parë të Sunny Hill Festival, ku në skenë performoi këngëtarja me famë botërore, Katy Perry.
Reagimi i saj lidhet me shfaqjen e flamurit të Kosovës gjatë koncertit, ndërsa sipas Pollozhanit, në skenë ka munguar flamuri kombëtar shqiptar.
Përmes disa postimeve dhe komenteve në Instagram, ajo ngriti pyetjen: “Pse vetëm flamurin blu, e jo edhe flamurin e Shqipërisë?”, duke e cilësuar këtë si një mesazh të gabuar.
Pollozhani theksoi se një ngjarje me audiencë ndërkombëtare, si Sunny Hill Festival, duhej të promovonte edhe flamurin kuqezi. Ajo përdori tone kritike ndaj organizatorëve të festivalit, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa.
Në një reagim tjetër, ish-banorja e BBVK-së u shpreh se artistët shqiptarë që performuan në festival nuk kanë reaguar për këtë çështje. Ajo i akuzoi ata se po heshtin dhe kërkoi që të mbajnë një qëndrim publik lidhur me situatën.