0
0
Adrian Gaxha është bërë baba për herë të parë disa muaj më parë, por vetëm së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij familjare.
Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të ëmbël, ku shfaqet duke mbajtur në krahë të voglin e tij. Me këtë postim, ai ka zbuluar për herë të parë portretin e të birit, duke emocionuar ndjekësit dhe miqtë e tij virtualë.
Ndonëse Adriani nuk e ka bërë publikisht të ditur drejtpërdrejt gjininë apo emrin e fëmijës, detajet janë zbuluar përmes komenteve të familjarëve në rrjetet sociale.
Postimi i artistit është pritur me shumë urime dhe komente pozitive, ndërsa fansat kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e tij.