Në rrjetet sociale zyrtare të Top Channel është dhënë njoftimi i nisjes së audicioneve për “Portokallinë”. Nuk kërkohen vetëm aktorë, por edhe skenaristë dhe moderatorë e moderatore. Mos vallë kjo do të thotë se Salsano dhe Xhemi nuk do të jenë më prezantues të programit të humorit?
Kujtojmë se Xhemi ka dhënë një intervistë pak kohë më parë, në të cilën ka treguar se dëshiron të dorëhiqet. Sezonin e kaluar u hapën sërish audicionet dhe ajo që u largua ishte Eneda.
Po këtë herë?
Nga data 6 shkurt, spektakli më i madh i humorit, Portokalli, shpall audicionet për moderatorë e moderatore, aktorë e aktore dhe skenaristë.Nëse mendoni se keni talent, ju ftojmë të merrni pjesë në audicionet që do të zhvillohen çdo ditë nga e hëna në të premte, nga data 6 deri në 17 shkurt, prej orës 11:00 deri në orën 13:00, pranë studiove të Top Channel në Kashar.
Posted by Top Channel on Tuesday, February 7, 2017
Link: https://www.facebook.com/topchannel/videos/10155030105818151/
Burimi i fotos: Top Channel