1. Home
  2. ShowBiz
  3. Pas puthjes në buzë reagon Adrola Dushi
Pas puthjes në buzë reagon Adrola Dushi
0

Pas puthjes në buzë reagon Adrola Dushi

0
0

Adrola Dushi i dha një puthje në buzë djalit të saj, Troit dhe shumë nga ndjekësit nuk e pritën mirë këtë. Adrola e fshiu dhe më pas e publikoi sërish me një sqarim të gjatë, duke treguar se e kishte fshirë për të mos iu shkatërruar pushimet e saj.
Këtë herë tregoi se askush nuk mund t`i japë asaj këshilla sesi t`ia shprehë dashurinë fëmijës. Mund të pranojë çdo sugjerim për mënyrën e edukimit, por jo për t`i treguar sa shumë e do.

Shkruajti gjatë këtë herë:

Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t'i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t'ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t'i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on

Link: https://www.instagram.com/p/BW8Nv3ZA8ta/?taken-by=adroladushi

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BEDYnzxlJ1N/?taken-by=adroladushi