1. Home
  2. ShowBiz
  3. Alketa Vejsiu jep një sqarim për largimin nga Shqipëria dhe nga televizioni
Alketa Vejsiu jep një sqarim për largimin nga Shqipëria dhe nga televizioni
0

Alketa Vejsiu jep një sqarim për largimin nga Shqipëria dhe nga televizioni

0
0

Dikush ka shkruar mbi faktin që Alketa largohet nga Shqipëria dhe nga televizioni Klan. Ajo me të vërtetë ka qënë në udhëtim por kjo nuk do të thotë që ajo do të largohet përfundimisht.

Megjithatë Alketa e ka parë të arsyeshme për të sqaruar gjithçka përmes një statusi. Ajo shkruan:

“Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Së shpejti ne Klan vijmë me një tjetër patentë në muajin shkurt! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijëve do ta them me shumë krenari në shqip ” Jam krenare që jam shqiptare!”… E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tërë mundoheshin të fshihnin identitetin; une refuzoja ta bëja… Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë time të bukur në çdo kënd të botës me të cilin puna apo jeta më kanë lidhur!
I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bënë kjo që jam!
Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmonë, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh pasione! Përqafime të gjithëve dhe shihemi të hënën tek “Dance with me”.

Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip " Jam krenare qe jam shqiptare!"… E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja… Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise time te bukur ne cdo kend te botes me te cilin puna apo jeta me kane lidhur! I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam! Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia… Nuk ka asgje me te bukur sesa te besosh tek endrrat dhe te kesh pasione! Perqafime te gjitheve dhe shihemi te henen tek @dancewithmealbania

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/BbWU42fA-e3/?taken-by=alketavejsiu

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BbXUWuJgGxK/?taken-by=alketavejsiu