1. Home
  2. ShowBiz
  3. Jimmy Fallon dhe Miley Cyrus performancë surprizë në një metro
Jimmy Fallon dhe Miley Cyrus performancë surprizë në një metro
0

Jimmy Fallon dhe Miley Cyrus performancë surprizë në një metro

0
0

Jimmy Fallon dhe Miley Cyrus befasojnë me një performancë surprizë në një metro.

Showman-i i stërfamshëm dhe superylli i popit, kanë shkëlqyer në një performancë surprizë në një nënkalim të New Yorkut.

Siç e nis edhe vetë prezantimin Jimmy Fallon në prani të Miley Cyrus, ata ndodhën në një metro poshtë Rockefeller Center dhe do vijojnë me performancën e tyre, por të maskuar me paruke dhe syze të mëdha.

Kënga e parë, që tërhoqi paksa vëmendjen e të pranishmëve qe “Jolene”, në fund të së cilës, rreth dy personazheve ishte përqëndruar vëmendja e disa kureshtareve, me sens të spikatur vëzhgimi. Por pas heqjes së parukeve dhe daljes hapur, para publikut të pranishëm, ovacionet kanë qenë të papërmbajtshme falë edhe efektit surprizë, që krijoi ky moment.

Ylli i popit vijoi performancën, tashmë e shpenguar, me këngën “Party in the USA”. Këngë së cilës iu bashkuan edhe të pranishmit. Ajo nuk nguroi ta tjetërsonte tekstin duke thënë gjatë refrenit “Party in the subway”.

Miley Cyrus Busks in NYC Subway in Disguise

Jimmy and Miley Cyrus put on disguises and give a surprise performance of "Jolene" and "Party in the U.S.A." in the 47th St. subway station.

Posted by The Tonight Show Starring Jimmy Fallon on Wednesday, June 14, 2017

Video&Foto: https://www.facebook.com/FallonTonight/videos/10155491894223896/