I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up” në “Top Channel” ka qenë Elvis Naçi, imami i Xhamisë së Tabakëve.
Imami u pyet për përditshmërinë e tij dhe për mënyrën e tij të re të të komunikuarit me besimtarët nëpërmjet rrjeteve sociale dhe gjatë bisedës, moderatori Eno Popi foli me Naçin edhe për çështjen e homoseksualitetit.
Popi e pyeti imamin se çfarë mendonte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT. Përgjigja e Naçit ka qenë vërtet surprizuese, nisur nga polemikat që disa deklarata të tij të mëparshme kanë krijuar.
“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë.”- u shpreh Naçi.
“Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë.”- deklaroi Naçi duke shtuar më tej se qasja e vetme ndaj homoseksualëve duhet të jetë ajo e këshillimit dhe sugjerimit, jo ajo e sharjeve dhe ofendimeve.
Elvis Naçi:”Nuk mund te jesh dhe imam dhe homoseksual”
Ja reagimi i imam Elvis Naçit , pas publikimit të lajmit se imami i parë homoseksual në Australi po planifikon të hapë një xhami ndryshe brenda një viti, një për muslimanët homoseksualë…
Posted by Wake Up në Top Channel on Thursday, January 18, 2018
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156008632159793/