1. Home
  2. ShowBiz
  3. Pse nuk e provon teatrin si Ema? Sara Kapo e shtangur…
Pse nuk e provon teatrin si Ema? Sara Kapo e shtangur…
0

Pse nuk e provon teatrin si Ema? Sara Kapo e shtangur…

0
0

Sara Kapo shpesh e komentuar për ekstravagancën dhe tatuazhet që ka në trup. Por së fundmi ajo ka bërë publik një klip shumë interesant, përshtatur stili të saj.

E ftuar në “Wake Up”, ajo foli për këtë debutim me “Watching You”, ku u shfaq si një këngëtare profesioniste.

Me tekst të Alban Ramosajt dhe muzikë nga Beatriks Ramosaj, Sara ka dhënë edhe idenë e klipit, një klip i thjeshtë në dukje, por ashtu siç thotë ajo, “me shumë mesazhe brenda”. E ndërsa foli për projektet e së ardhmes, Sara ndryshe nga e ëma aktorja e njohur Ema Andrea tha se “teatrin nuk do ta provonte”. “Është shumë i vështirë. Filmat janë ndryshe”.

Sara Kapo: Teatrin nuk do ta provoja, shumë i vështirë

Ajo njihet si një vajzë rebele, “agresive” për qëndrimet e saj, shpesh e komentuar për ekstravagancën dhe tatuazhet që ka në trup. Por së fundmi ajo vjen me projekte që të japin një imazh tjetër për të. Po flasim për Sara Kapon. E ftuar në “Wake Up”, ajo foli për debutimin e saj të parë “Watching You”, që e shfaq si një këngëtare profesioniste. Me tekst të Alban Ramosajt dhe muzikë nga Beatriks Ramosaj, Sara ka dhënë edhe idenë e klipit, një klip i thjeshtë në dukje, por ashtu siç thotë ajo, “me shumë mesazhe brenda”. E ndërsa foli për projektet e së ardhmes, Sara ndryshe nga e ëma aktorja e njohur Ema Andrea tha se “teatrin nuk do ta provonte”. “Është shumë i vështirë. Filmat janë ndryshe”, u shpreh ajo.

Posted by Wake Up në Top Channel on Monday, January 22, 2018

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156019830254793/

Sara Kapo ne Wake Up

Ja çfarë i ka ndodhur Sarës….

Posted by Wake Up në Top Channel on Monday, January 22, 2018

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156019823929793/

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel