1. Home
  2. ShowBiz
  3. Çfarë ndodhi në “Wake Up”? Eno Popi dhe Isli Islami “braktisin” studion!
Çfarë ndodhi në “Wake Up”? Eno Popi dhe Isli Islami “braktisin” studion!
0

Çfarë ndodhi në “Wake Up”? Eno Popi dhe Isli Islami “braktisin” studion!

0
0

Baritoni Gëzim Myshketa, qe i ftuar në studion e “Wake Up” këtë mëngjes. Së shpejti Myshketa do jetë pjesë e operës “Carmen”. Moderatorja e këtij emisioni, Ori shprehu menjëherë dëshirën për të shkuar në këtë shfaqe.

Duke u nisur nga fakti që si Gëzimi dhe Ori janë beqar, Eno dhe Isli  vendosën t’i lënë vetëm të dy në studio, me shpresën se ata mund të linin ndonjë takim.

Ndërkohë që në sfond ishte kënga “Perfect” e Ed Sheeran dy moderatorët braktisën studion.

Ori e pyeti baritonin Myshketa, nëse ka pasur ndonjë situatë të vështirë në jetën e tij dhe ai tha se nuk ka pasur asnjë moment të tillë.

Ndërsa si për ta ç’tensionuar situatën, Ori ka shkëmbyer një batutë me Gëzimin.

“Tani unë po pres të ma bësh ti ftesën për kafe apo ta bëj unë që të kënaqen ata të dy ”, tha duke qeshur Ori.

Ndërkohë që të dy moderatorët u rikthyen në studio, Gëzimi ju tha me shaka se kafen e kanë lënë në orën 19:30.

Çfarë i ndodhi baritonit të njohur live në Wake Up?

Pse iku Eno dhe Isli nga studio?🤔🤔

Posted by Wake Up në Top Channel on Tuesday, January 23, 2018

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156023550894793/

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel