Në fare pak kohë ajo ka harritur të kthehet në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Erdhi nga Kosova për të nisur karrierën e saj në Shqipëri, dhe mesa duket po ja del më së miri. E ftuar në ”Top Show”, ajo është pyetur rreth projektit të saj ”Nanush 1” dhe ”Nanush 2”. E ngacmuar nga gazetari ajo shpjegoi se dy ”Nanushat” ndjekin njëri-tjetrin ndërsa nuk e mohon se pas këtij emri përkëdhelës fshihet një person i veçantë për të.
Edhe pse ajo nuk pranoi të tregonte më shumë rreth Nanushit të saj, ne e kuptuam se në fillim ky i ka bërë “si i vështirë”, dhe më vonë Fifi e ka pranuar që vdes për të. Ajo gjithashtu tha se ishte xheloze dhe donte që ta mbante për vete këtë person të veçantë. Pra, sipas vetë Fifi, për personin në fjalë as që nuk do dëgjojmë të flitet ndonjëherë publikisht.
Fifi i këndon "Nanushit" të saj, madje dy herë! Po kush është ai?
Fifi i këndon "Nanushit" të saj, madje dy herë! Po kush është ai?
Posted by TOP SHOW on Wednesday, February 28, 2018
Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155260437351269/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeBKC1QBIaK/?taken-by=fifi.official