1. Home
  2. ShowBiz
  3. Gjiko diskreditohet sërish, për kapjen e peshkaqenit
Gjiko diskreditohet sërish, për kapjen e peshkaqenit
0

Gjiko diskreditohet sërish, për kapjen e peshkaqenit

0
0

 

Pak kohë më parë reperi Gjiko ishte me pushime në një ishull privat në Maldive bashkë me partneren e tij Elita. Një veprim i pa menduar mirë u ka kushtuar shtrenjtë çiftit të njohur. Ata peshkuan një peshkaqen të vogël dhe videon e publikuan gjithë ngazëllim online.

Autoritetet vendase dhe natyralistët e bënë të madhe këtë çështje që veç të tjerash bie ndesh me ligjet lokale.

Video e postuar nga vetë reperi, bëri xhiron në rrjeteve sociale duke rënë në dorë edhe të instruktorit zhytës profesionist, i quajtur Shaff Naeem.

Pas një videoje ku reperi shqiptar kërkonte falje, u supozua se kjo çështje u fashit paqësisht. Shaff Naeem i cili kishte hequr videon ku Gjiko kapte peshkaqenin, e ripostoi sërish atë.

Arsyeja që po e bën është se nga reperi nuk i ka ardhur asnjë video mesazh, ku kërkohej ndërgjegjësim për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë në Maldive.

“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për të tilla çështje”, ka shkruar Shaff Naeem krahas videos së ripublikuar. Të shohim si do veprojnë autoritetet.

Ok…I removed this video after Gjiko apologised and said he will support me to help create awareness about Sharks. After the video was removed he never replied to any of our messages. John Thet even gave him the opportunity to attend the opening of ADEX2018 and give a talk or a video message, to which he never responded. I think it's high time he knows that I'm serious about things. So…ladies and gentleman…here's GJIKO fishing out a Blacktip Reef Shark and throwing it onto the sand. Please share as much as you can! Thank you!!!Whale Shark Network Maldives Shark Online Shark Week SharkCare Ocean Ramsey Water Inspired National Geographic Discovery BBC News Sky News PADI Project AWARE Foundation World Adventure Society IUCN Maldives IUCN The Global Diving Community Blick MaldivesTourismUpdate.com

Posted by Shaff Naeem on Sunday, April 15, 2018

Video&Foto: https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/10156230563998688/