1. Home
  2. ShowBiz
  3. Gjyste Vulaj akuzon Rita Orën për vjedhje. Ka marrë një kompozim të tim shoqi
Gjyste Vulaj akuzon Rita Orën për vjedhje. Ka marrë një kompozim të tim shoqi
0

Gjyste Vulaj akuzon Rita Orën për vjedhje. Ka marrë një kompozim të tim shoqi

0
0

Pas martesës Gjyste Vulaj u distancua pak nga bota e artit, por kësaj here duket se ka vendosur të rikthehet me polemika.

E ftuar të “Rudina”, Gjyste ka folur për performancën e Ermal Metës dhe Rita Orës në shesh, teksa e ka akuzuar këngëtaren shqiptare me famë botërore se ka vjedhur muzikën e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Sokol Vula.

Sipas saj, muzika popullore e ndërthurur me hitin e Rita Orës “Black Widow” që ndezi sheshin Skënderbej mbrëmjen e djeshme është kompozuar nga burri i Gjystes, ndërsa ka shtuar se e kanë lënë me kaq këtë temë.

Gjyste Vulaj ka theksuar se ndihet majft krenare për Ritën, mbi të gjitha për faktin se i ka dhënë popullaritet një valle shumë të njohur si ajo e Tropojës.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=NiT2-TlJsw4

Link: https://youtu.be/3bHEvnTIPgY?t=2229

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjnUnOkFz6-/?taken-by=rudinamagjistari