1. Home
  2. ShowBiz
  3. I mbajtën Ajolën në diell plot 12 orë. Lali Eri ka dy fjalë me Alban Skënderajn dhe Noizyn
I mbajtën Ajolën në diell plot 12 orë. Lali Eri ka dy fjalë me Alban Skënderajn dhe Noizyn
0

I mbajtën Ajolën në diell plot 12 orë. Lali Eri ka dy fjalë me Alban Skënderajn dhe Noizyn

0
0

Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa presin që shumë shpejt të bëhen prindër.

Por edhe pse në muajin e 6-të të shtatzënisë, Ajola nuk i lë pas angazhimet e saj në punë. Së fundmi ajo ka realizuar videon e këngës së Noizy-t dhe Alban Skënderajt, një videoklip i veçantë që u publikua pak ditë më parë.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ka treguar se për realizimin e klipit i është dashur të rrijë 12 orë në diell. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili ka bërë thirrje që mos i mbajnë djalin në diell.

“Ekipi i ëndrrave. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”- ka shkruar Veliaj. Edhe pse akoma herët, Veliaj po tregon përkushtimin e tij ndaj të birit në ardhje.

Kjo foto eshte marre pas 12 oreve xhirim nen diell 😅 per videoklipin e kenges ‘Drejt susksesit’, nga @albanskenderaj dhe @zinizin, nje kenge qe e vleresova shume qe prej fillimit, per shkak te mesazhit shume te rendesishem qe percjell per rinine shqiptare: asgje nuk jepet falas, gjithcka arrihet me pune e sakrifice; asgje nuk arrihet vetem, por duke patur besim tek ata me te cilet punojme, e duke frymezuar e ndihmuar njeri-tjetrin. Ky eshte edhe koncepti qe kam trajtuar ne video. E kam admiruar gjithmone mikun tim Alban Skenderaj per seriozitetin e madh me te cilin ai punon, duke deshmuar serish se suksesi i vazhduar ne kohe nuk arrihet nga frymezime momentale, dhe eshte pasoje jo vetem e talentit, por mbi te gjitha e perkushtimit serioz dhe pjekurise profesionale qe arrihet vetem dhe vetem prej punes se madhe. Albani nuk eshte rastesisht nje artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai eshte nje profesionist qe nuk vetekenaqet asnjehere prej suksesit te radhes dhe qe te gjithe karrieren e tij e ka ndertuar ne saje te punes. Ashtu edhe Noizy, asgje nuk i eshte falur, ai eshte nje njeri i palodhur ne punen e tij dhe me nje korrektese dhe mirenjohje te jashtezakonshme ndaj te gjithe atyre qe punojne me te. Faleminderit nga zemra Albanit dhe Noizyt per besimin e pakushtezuar qe me dhane ne realizimin e ketij projekti. #workhard #begreatful

A post shared by Ajola Xoxa (@ajolaxoxa) on

2018-06-11 16_47_51-Ajola Xoxa (@ajolaxoxa) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/p/Bj4V51THe5vFj8TG7DL8rZbm7YETYT3RgUsBuM0/?taken-by=ajolaxoxa

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8kzj3kNcy3E&t=167s

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjpcGzUHgID/?taken-by=erionveliaj