1. Home
  2. ShowBiz
  3. Të shtëna armësh në koncert. Shokohen fansat e Eminem
Të shtëna armësh në koncert. Shokohen fansat e Eminem
0

Të shtëna armësh në koncert. Shokohen fansat e Eminem

0
0

Gjatë koncertit të reperit të famshëm Eminem, në Tenesi të SHBA-ve ka ndohur diçka që ka tronditur fansat e shumtë të pranishëm.

Pas sulmit me bombë në Mançester Arena, klubin e natës Pulse në SHBA dhe në Bataclan të Parisit, fansat kanë të drejtë të shqetësohen për sigurinë e tyre gjatë pjesëmarrjeve në koncerte.

Por ajo që ka ngjarë gjatë interpretimit të këngës “Kill You”, nga Eminem, në muzikë ka patur të regjistruara disa të shtëna me armë, që janë shoqëruar me buçitjen e fishekzjarrëve. Për fat të keq të fansave, ato kanë tingulluar aq reale sa mijëra të pranishëm janë tmerruar, pasi kanë kujtuar se po ndodhte një sulm i vërtetë.

Shumë prej fansave janë revoltuar, ndërsa të tjerë i kanë dalë në mbrojtje reperit, duke shpjeguar se kënga me të shtëna arme në sfond është tepër e vjetër, dhe fansat e vërtetë duhet t’i paraprinin kësaj gjëje.

Për më shumë ndiqni videon:

Link: https://twitter.com/natsasss/status/1005671514941935618

#EminemAugmented @bonnaroo info is on the site #Repost @ellej0nes

A post shared by Marshall Mathers (@eminem) on

Burimi i lajmit: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/eminem-bonnaroo-festival-gunshot-sound-effect-crowd-panic-tennessee-a8392901.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjak1v4lqAg/?taken-by=eminem