Diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ndezi skenën në sheshin “Skënderbej” si pjesë e koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për “Natën e Bardhë”.
Ajo mbajti me qindra qytetarë në shesh edhe pse temperaturat qenë të ulta.
Këngëtarja me origjinë vlonjate, bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj.
Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.
Duket me energji të pashtershme dhe orgjinale deri në detaj. Po ashtu ajo nuk nguroi të bënte një premtim publik: “Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin”.
LIVE 🎥 nga sheshi “Skënderbej” me Aurela Gace, Elhaida Dani, Vesa Luma në një natë plot emocione dhe fishekzjarre. 🎆🎇Gezuar Festat te gjithe Shqiptareve kudo ndodhen 🇦🇱👐🇦🇱
Posted by Erion Veliaj on Thursday, November 29, 2018
Link: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/570243646757714/?t=7725
Link: https://www.instagram.com/p/BqzdICigPQM/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bqk_3hUAHt_/