1. Home
  2. ShowBiz
  3. Prezantohet dokumentari për Lorik Canën, legjendën e kombëtares
Prezantohet dokumentari për Lorik Canën, legjendën e kombëtares
0

Prezantohet dokumentari për Lorik Canën, legjendën e kombëtares

0
0

Një film autobiografik mbi jetën dhe karrierën e Lorik Canës vjen për publikun shqiptar. Dita e sotme përkon edhe me ditën e premierës së filmit. Për këtë ish-kapiteni i kombëtares sonë ka lajmëruar dhe me një postim në rrjetin social “Instagram”, madje duke zbuluar edhe disa pjesë nga filmi.

Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut, që nga fëmijëria në Gjakovë, hapat e parë të futbollit, transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Zgjedhja e kombëtares shqiptare, debutimi në Kosovë në miqësore dhe ndaj Zvicrës në një ndeshje zyrtare, në qershor të vitit 2003, sfida me Greqinë më 2004-n e deri te eliminatoret e fundit të Kampionatit Europian.

View this post on Instagram

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Link: https://www.instagram.com/p/Bq__HL8AdX6/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpXKIRMnRWc/