1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Më vjen realisht keq…”, Olta dhe Kejsi sqarojnë një herë e mirë aludimet për prishjen e miqësisë
“Më vjen realisht keq…”, Olta dhe Kejsi sqarojnë një herë e mirë aludimet për prishjen e miqësisë
0

“Më vjen realisht keq…”, Olta dhe Kejsi sqarojnë një herë e mirë aludimet për prishjen e miqësisë

0
0

Dy këngëtaret e njohura të skenës muzikore shqiptare Olta Boka dhe Kejsi Tola, të cilat njihen dhe si shoqë të ngushta kanë sqaruar një herë e mirë raportin e tyre të miqësisë.

Pas lajmeve se shoqëria e tyre ishte “krisur”, dy këngëtaret kanë reaguar në rrjetet sociale mbi aludimet e prishjes së miqësisë.

Në një postim në Instagram, Olta Boka shkruan se e ka mirëkuptuar plotësisht deklaratën e Kejsit tek emisioni “Shiko kush Luan”, dhe shkruan se i vjen realisht keq që u bë pjesë e një situatë jo të fort të këndshme. Olta shton se ndihet me fat që ka pranë vetës një shoqe si Kejsi.

Nga ana tjetër edhe Kejsi ka reaguar duke mbështetur deklaratën e Oltës, ndërkohë që shkruan se do të jetë e lumtur pasi do ta këtë atë përqafim për shumë gjatë.

View this post on Instagram

Duke uruar te keni kaluar nje te diel te kendshme, dua ti jap fund njehere e mire (pa u bere e bezdisshme) lajmit mbi marredhenien me mikeshen time shume te mire @kejsitola. Edhe pas prononcimit tim, shoh ne disa portale, interpretime qe nuk kane transmetuar ate qe kam thene dhe ndodhur ne te vertete! Se pari, e kam mirekuptuar me shume sportivitet pergjigjen e @kejsitola ne emisionin “Shiko kush Luan” dhe mendoj qe kam bere ate qe cdo mikeshe e ka per detyrim moral te beje, marre shkak mbi te gjitha nga nje LOJE! Se dyti, qellimi im per sa i perket “justifikimit te pergjigjes” qe mund te pasohej pas thenies se emrit tim ne loje, nuk duhet te ishte kurresesi per te me sqaruar mua ❌(sepse kuptohet qe se kisha aspak te nevojshem nje sqarim), por per te shmangur pikerisht kete tymnaje dhe lume interpretimesh dhe pikepyetjesh mbi miqesine tone! Keshtu, do te ishin sqaruar te gjithe ata qe dyshuan mbi raportet tona dhe nuk do te ishte kaq e nevojshme te sterhollohej nje LOJE nga e cila per qellim ka argetimin, te cilin e shijova njesoj dhe vete! Me vjen realisht keq qe u beme pjese e nje situate jo fort te kendshme per te dyja ne, ku mbi te gjitha nuk e kuptoj tendencen dhe sigurine qe kane portalet per te dhene nje realitet ndryshe te marredhenies sone.🤷🏼‍♀️ Sot eshte e veshtire te gjesh miq te mire rreth vetes, ndaj jam me fat qe kam @kejsitola prane meje!

A post shared by O L T A B O K A (@oltabokaofficial) on

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvHO_hQnr4F/

Link: https://www.instagram.com/p/BvHRu34A27l/