1. Home
  2. ShowBiz
  3. Emocionon Besi, mesazhi i tij për Ijen do t’ju bëjë të derdhni lotë
Emocionon Besi, mesazhi i tij për Ijen do t’ju bëjë të derdhni lotë
0

Emocionon Besi, mesazhi i tij për Ijen do t’ju bëjë të derdhni lotë

0
0

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen e tij ose Ijen siç preferon ta quajë.

Atë e shohim shpesh të postojë foto me të, ndërsa i shpreh gjithë dashurinë dhe respektin që ka për mënyrën se si e ka rritur dhe edukuar.

Ai ka postuar në Instagram një foto me kokën e mbështetur në prehërin e Ijes, por ajo që të bën më shumë përshtypje është mesazhi emocionues që e shoqëron foton.

Besi i ka dedikuar asaj një mesazh shumë të veçantë ku i shpreh gjithë dashurinë dhe mirënjohjen.

Ky është ai lloj mesazhi që të gjitha gjyshet do të donin ta dëgjonin nga nipërit dhe mbesat.

Me këto fjalë mjaft domethënëse Besi ka treguar edhe një herë se sa e veçantë është dashuria për gjyshen.

Fotoja dhe mesazhi kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe miqve të Besit të cilët janë bërë nostalgjikë duke u rikthyer pas në kohë e duke kujtuar fëmijërinë me gjyshet dhe gjyshërit e tyre.

View this post on Instagram

Ne preherin ku linden endrrat, dashuria, natyrshmeria dhe perulsia. Ne preherin qe te perkedhel edhe kur ti nuk je i mbeshtetur aty, kur te perkedhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot te ardhmen. Ne preherin ku fotot e tua ndodh te lagen prej loteve per largesine tende, per dashurine qe ka per ty dhe pafuqine per te te shpupurisur floket si femije. Ne preherin ku jasteku te duket gure e ky preher me i bute se shiu. Ne preherin ku pas cdo gabimi qortoheshe me dashurine e zemres. Ne preherin kur skishin asgje vete dhe neve na jepnin gjithcka. Ne preherin ku te urohet fati i nje familjeje te bukur e te lumtur. Ne preherin ku sado i rritur te jesh, ti nuk rritesh kurre. (Ija ime, gjyshja ime qe me rriti e me thot cdo dite, mos harro te vish ne Nona) Nje perqafim per Nenat dhe gjyshet. Zoti na i rujt sa ti kemi afer. 🙏.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Link: https://www.instagram.com/p/B2xNUTkHNMw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydxHNBBNMI/