1. Home
  2. ShowBiz
  3. Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë
Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë
0

Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë

0
0

Kanë kaluar plot dy vjet që nga momenti kur Adela Xhamani u nda nga jeta në mënyrë krejt të papritur dhe në moshë fare të re.

Vdekja e saj hidhëroi miqtë dhe familjarët të cilët edhe sot e kujtojnë me mall vajzën nga Kavaja për idetë e saj të guximshme dhe për dashurinë që kishte për jetën.

Një prej tyre është edhe miku i saj i ngushtë Eraldo Rexha i cili ka shpërndarë në instagramin e tij një video të vjetër ku shfaqet me Adelën duke kënduar në zyrë.

Në këtë video Eraldo shkruan mesazhin më prekës qe mund të keni lexuar ndonjëherë.

Ndër të tjera ai thotë se e ka të vështirë ta harrojë dhe se vitet jo gjithmonë e zbehin dhimbjen. “Koha nuk shëroka çdo plagë, ikja jote dhemb njësoj” thotë Eraldo në mesazhin e gjatë.

Adela u bë e njohur për pjesmarrjen e saj në Big Brother Albania, ndërsa më pas u shfaq në ekrane të ndryshme televizive si moderatore apo gazetare.

Ajo u nda nga jeta në mënyrë të papritur dy vite më parë në moshën 31 vjeçare.

View this post on Instagram

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e 'Facebook' dhe 'Instagram', në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në 'Youtube', në një rikthim tek bisedat e 'Whatsapp'… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund 💔 #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

Link: https://www.instagram.com/p/B4MZo1HhuZ6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bpgp3ElFKea/