1. Home
  2. ShowBiz
  3. Morena largohet nga rrjetet sociale, por Jason De Rulo nuk e lë rehat
Morena largohet nga rrjetet sociale, por Jason De Rulo nuk e lë rehat
0

Morena largohet nga rrjetet sociale, por Jason De Rulo nuk e lë rehat

0
0

Jason de Rulo dhe Morena Taraku janë përfolur së fundmi në media për shkak të marrëdhënies së veçantë që kanë me njëri tjetrin.

Këngëtari jo vetëm që e ndjek Morenën në instagram, por gjithashtu i komenton dhe pëlqen videot e fotot e saj.

Morena nuk ka postuar asnjë gjë prej 5 ditësh, që nga momenti që lajmëroi se do të shkëputej për pak kohë nga rrjetet sociale, por Jason e ka kujtuar me një koment në videon e fundit.

Postimi i fundit i këngëtares në instagram është një video nga kënga e saj më e re e quajtur “Missed Call”.

Pikërisht në këtë video ka komentuar Jason de Rulo  vetëm disa orë më parë.

Ai ka vendosur çakun e famshëm që përdoret për skena filmash dhe videoklipesh.

Këngëtarja ende nuk ka reaguar, pasi mesa duket ka vendosur vërtetë të shkëputet nga rrjetet sociale për pak kohë.

View this post on Instagram

#MISSEDCALL !!!!!

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Morena TAraku

Link: https://www.instagram.com/p/B4Cxq9YFGNE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/, https://www.instagram.com/p/B2CWHVQBTbm/