1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Përpara vdekjes jemi të gjithë njësoj”, moderatorja do t’ju bëjë të derdhni lotë
“Përpara vdekjes jemi të gjithë njësoj”, moderatorja do t’ju bëjë të derdhni lotë
0

“Përpara vdekjes jemi të gjithë njësoj”, moderatorja do t’ju bëjë të derdhni lotë

0
0

Moderatorja Alketa Vejsiu ashtu si dhe shumë personazhe të tjerë të njohur janë prekur dhe solidarizuar në situatën e krijuar nga tërmetet e dy ditëve të fundit në vend.

Përmes një shkrimi të gjatë në instagram Alketa është shprehur shumë e prekur nga tragjedia, ndërsa ka dhënë një mesazh sensibilizues për vlerën e jetës përballë gjithë të mirave materiale dhe sukseseve në jetë.

“Përpara Perëndisë dhe vdekjes njësoj jemi të gjithë! Përsëri një reflektim I thellë pas një nate të errët! Çfarë është suksesi, paraja, fama apo pushteti përpara mundësisë për të jetuar? Asgjë!”, shkruan ndër të tjera moderatorja në mesazhin e saj.

Ajo shpreh gjithashtu sensibilizimin dhe dhimbjen për humbjen e jetëve, ndërsa lutet për të mos u përsëritur më tragjedi të tilla.

Më vonë Alketa njoftoi gjithashtu se do të jetë e ftuar në studiot e “Rai1”, për të folur lidhur me situatën në Shqipëri dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të shteteve fqinj.

View this post on Instagram

Zoti te na mbroje te gjitheve! Perpara Perendise dhe Vdekjes njesoj jemi te gjjthe! Perseri nje Reflektim i thelle pas kesaj nate te erret! Cfare eshte suksesi, paraja, fama apo pushteti perpara mundesise per te jetuar? Asgje! Sot , pikerisht sepse dhimbja na ben te ndihemi njesoj; ambicja, egoizmi, xhelozia, intriga, urrejtja duken motive kaq te dobeta e qesharake per te trazuar shpirtin, sepse trazimi i dhimbjes se jeteve nen rrenoja ta ndryshon optiken e te parit te jetes! Fatin e keq mund ta kishim Une, Ti, Njeri Nga Ne… Dhimbja ime dhe e shqiptareve sot ka ngjyren e ketij flamuri! Lutemi qe mos te shkundemi më! E kemi marre mesazhin e Zotit dhe do behemi me te mire! Do behemi me te mire sepse jo shume i ndryshem nga termeti eshte apokalipsi qe shkaktojne vete njerezit! Te rrezatojme me shume mirnjohje, mirkuptim, tolerance, solidaritet, ndjeshmeri njerezore! Sot qe ndihemi te gjithe NJESOJ! #solidaritet #Zotiibekofteshqiptaret #dhimbje #lutemperShqiperine Perqafim i madh zinxhir aq sa jemi shqiptare neper bote❤️❤️❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B5UwzISnmtc/

View this post on Instagram

Faleminderit Kosove! Faleminderit shqiptareve te Maqedonise! Grazie Italia! Thank You Turkey and Greece! Thank You Europe! Sot si gazetare jam e ftuar ne Rai Uno ne “La Vita In Diretta” @vitaindiretta @rai1official Live ora 16.45 per te folur mbi situaten ne Shqiperi, solidaritetin e jashtezakonshem ne kete moment te veshtire nga vendet fqinje vecanerisht nga Italia ku zbarkonin endrrat tona me gomone! Por edhe per ndihmen e paharruar te emigranteve shqiptare ku rreth 600.000 jetojne pikerisht ne Itali! Do perpiqemi te sensibilizojme edhe me shume opinionin publik per te ndihmuar Shqiptaret ne kete moment dhimbje ! #albania #youarenotalone —- Faleminderit Kosove! Grazie Italia! Thank You Europe! Oggi sono invitata al programma “La Vita In Diretta” @vitaindiretta Live che va in onda alle 16.45 su Rai Uno, a parlare della situazione in Albania, della straordinaria solidarietà dimostrata in questi momenti estremamente difficili dai Paesi vicini, in particolare dall'Italia, dove una volta con i gommoni approdavano i nostri sogni! Ma anche dell'indimenticabile aiuto degli immigrati albanesi, di cui circa 600.000 vivono proprio in Italia! Cercheremo di sensibilizzare ulteriormente l'opinione pubblica, affinché possa aiutare gli Albanesi in questi momenti di dolore! #albania #youarenotalone

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B5XdrdVnnSr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xs2wqnoZp/