1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Isha në kat të 15 me dy fëmijë”, Sara i kthehet ashpër komentuesit që ngacmoi Lorin
“Isha në kat të 15 me dy fëmijë”, Sara i kthehet ashpër komentuesit që ngacmoi Lorin
0

“Isha në kat të 15 me dy fëmijë”, Sara i kthehet ashpër komentuesit që ngacmoi Lorin

0
0

Pak më parë Lori Hoxha shpërndau në instagramin e saj imazhin e rrallë të një operatori që po punon me fëmijën në krahët e tij të cilin e ka zënë gjumi.

Këtë foto ajo e shoqëroi me një mesazh falënderimi për të gjithë stafin e Top Channel, i cili ka punuar pa pushim për të raportuar në çdo moment situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues në vend.

Të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit e saj, ku të bie në sy njëri prej komenteve, kjo pasi personit në fjalë i ka kthyer përgjigje vetë Sara motra e Lorit.

“Po ti si pronare ku ishte, apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë” thotë njëri prej komentuesve.

Në këtë rast ka ndërhyrë Sara e cila i kthen përgjigje personalisht komentuesit duke i shkruar: “Në katin e 15 me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne pronarët”, përgjigjet Sara e cila dëshmon kështu se ka qenë në shtëpinë e saj në Tiranë në momentin kur ka rënë tërmeti i fuqishëm.

View this post on Instagram

Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për ti bërë më pak të vështira këto ditë… @topchannelalbania @gerhard_pregapuca_photography

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

InkedLori,Sara_LI

Inkedsara hoxhaaa_LI

Link: https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BmOqfxcHYBJ/