1. Home
  2. ShowBiz
  3. Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”
Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”
0

Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”

0
0

Arbori djali i Bora Zemanit dhe ish partnerit të saj Vin Velit mbush sot 5 vjeç dhe Bora ka mesazhin më emocionues për të.

Ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një video ku shfaqet së bashku me të birin i cili e puth dhe i thotë: “Mami të dua shumë”.

Krahas kësaj videoje shumë të veçantë Bora shkruan urimin më të bukur që keni lexuar ndonjëherë për 5 vjetorin e të birit.

Ajo shprehet e habitur se sa shpejt ikën koha dhe se sa shumë rriten pyetjet e Arborit për të.

Ashtu si çdo fëmijë edhe Arbori është shumë kurioz dhe ndër pyetjet e shumta që i bën të ëmës na bëri përshtypje njëra prej tyre.

Ai e ka pyetur të ëmën nëse ja ka prekur zemrën kur ishte tek barku i saj, një pyetje kjo që të bën të bërtasësh përgjigjen Po, thotë Bora në mesazhin e saj.

“Ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë, urimet më të mira për superheroin tim”, shkruan Bora në mesazhin e saj të gjatë të urimit për të birin që sapo mbushi 5 vjeç.

View this post on Instagram

Shshshsh… qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje 😋 Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj… ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa…."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?" 🤷🏻‍♀️, "Po Zoti a ka qene bebe?"😳, "Pse ora kalon kaq shpejt?"🤔, "Pse nata eshte kaq e shkurter?"🤪 dhe vazhdon pyet, "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?". Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. 😍 Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa…. 😋💃🏻🍼🍭🍬🎈🎊🎁🎉 #arbordashuria #myson #blessed

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Link: https://www.instagram.com/p/B5-JEaaDia2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzK9hP6DVLe/