1. Home
  2. ShowBiz
  3. Surprizë në mes të skenës, Aurela uron të shoqit në mënyrën më të veçantë
Surprizë në mes të skenës, Aurela uron të shoqit në mënyrën më të veçantë
0

Surprizë në mes të skenës, Aurela uron të shoqit në mënyrën më të veçantë

0
0

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe prej disa vitesh është e martuar me partnerin e saj Skerdin me të cilin ka dy vajza.

Ajo e shpreh vazhdimisht dashurinë dhe respektin për të shoqin të cilit vite më parë i ka dedikuar edhe një këngë dashurie.

Për herë të parë këngëtarja ka bërë një gjest shumë të veçantë për të shoqin duke e surprizuar me rastin e ditëlindjes.

Ajo e ka ftuar në skenë përpara publikut ndërsa ka kënduar një pjesë të këngës që i ka dedikuar e më pas kanë shkëmbyer puthje.

Këngëtarja e ka postuar një video nga ky moment në instagramin e saj ndërsa shkruan një mesazh shumë të veçantë urimi për të shoqin.

Aurela ndër të tjera shkruan se kishte dëshirë që ta ndante me publikun emocionin dhe ndjenjat për të shoqin.

Ajo ka falënderuar Zotin që i bashkoi rrugët e tyre dhe që e solli Skerdin në jetën e saj.

Ky dedikim special në skenë ka emocionuar publikun të cilët kanë shpërthyer në duartrokitje.

View this post on Instagram

Hemmm. Kjo ndodhi te premten. Ishte ditelindja jote. Une u mata ,nuk te urova ne rrjet ,ashtu sic mund te ndodhe zakonisht. E dija qe do ta gjeja veten neper portale, edhe e mbajta per vete urimin. Pastaj erdhi nata une isha ne skene e nuk munda pa ta thene ne sy te te gjithe atyre njerezve qe vijne aty e me japin kaq shume dashuri. Ashtu me erdhi e te therrita ne skene . Mendova, e pse te mos e shfaq pakez ate cfare ndjej per ty nepermjet kenges tone "Shpirt i Shpirtit tim" Fundja fundit ,ata njerez qe me duan, le ta njohin edhe kete pjese te jetes time. Une e di qe Zoti na i bashkoi rruget. Nuk eshte rastesi asgje. E falenderoj ATE perdite qe te solli ne jeten time. Kaq per sot🙈 se edhe nuk kemi shume qejf ti shfaqim ndjenjat kaq hapur ☺️

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/B6Ot3pXgktZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/