1. Home
  2. ShowBiz
  3. Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur
Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur
0

Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur

0
0

Pas përfundimit të Festivalit të 58-të të këngës në RTSH duket se ka përfunduar edhe miqësia midis moderatores Alketa Vejsiu dhe fitueses së festivalit, këngëtares Arilena.

Moderatorja menjëherë pas shpalljes së fitueses ka bërë një status të gjatë ku i uroi fitoren Arilenës, por u shpreh kundër jurisë shqiptare që i dha pikët minimale Elvanës.

Mesa duket ky status, nuk i ka pëlqyer aspak Arilenës e cila ka reaguar menjëherë duke e mos e ndjekur më në instagram moderatoren.

Pak orë më vonë të njëjtën gjë ka bërë edhe Alketa e cila nuk e ndjek më këngëtaren në instagram.

Moderatorja në fakt e ka sqaruar disa herë se në rastin konkret debate nuk duhet të përqëndrohet tek dy kandidatet në fjalë, por tek juria shqiptare dhe mënyra e tyre e votimit.

Madje ajo është ndalur të falënderojë të gjithë artistët pjesëmarrësh, pavarësisht nëse fituan apo jo dhe pavarësisht nëse dolën apo jo në finale.

View this post on Instagram

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni i ketij Festivali! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh e lumtur sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/

View this post on Instagram

Provat e fundit! Sonte🖤 📷 @ergyszhabjaku

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Link: https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6YxMhkn8Z9/, https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/