1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Jeta varet nga një fije peri”.. Stresi vjen me mesazhin më emocionues, na la pa fjalë
“Jeta varet nga një fije peri”.. Stresi vjen me mesazhin më emocionues, na la pa fjalë
0

“Jeta varet nga një fije peri”.. Stresi vjen me mesazhin më emocionues, na la pa fjalë

0
0

Stresi është një prej reperëve më të dashur për publikun të cilin e shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale.

Ai ndan vazhdimisht me ndjekësit artin e tij përmes këngëve, por edhe emocionet e veçanta që përjeton herë pas here.

Këtë herë reperi na ka treguar se është një natyrë e ndjeshme dhe di se si të emocionojë me mënyrën se si e percepton jetën, raportin me miqtë, të afërmit dhe të dashurit e tij.

Në një status të gjatë në instagram Stresi ka hapur zemrën me ndjekësit e tij , ndërsa tregon vështirësitë që i është dashur të përballojë në jetë.

Ai thotë gjithashtu se nuk është një mik apo partner i lehtë, por të paktën nuk përpiqet ti ndryshojë të tjerët dhe përpiqet t’ju shmanget atyre që kërkojnë me çdo kusht ta ndryshojnë.

Reperi I fton të gjithë të bëjnë mirë pa ndonjë arsye, pasi të gjithë harrojmë që jeta varet nga një fije peri dhe nesër mund të jetë shumë vonë.

Kujtojmë se reperi do të publikojë pasditen e sotme këngën e tij të re “Zemrën maje”, një këngë që fansat e tij mezi po e presin.

View this post on Instagram

Ç do dite qe kalon e dua dhe vleresoj jeten me shume! Edhe pse shpesh , na detyron të bëjmë zgjedhje, të rendisim, të marrim vendime dhe të ecim sa më mirë që të mundemi duke zgjedhur ata që na rrethojnë, duke na mbështetur, duke na pasuruar. Shokët, miqte ne i zgjedhim dhe ata na zgjedhin. Ndërsa vitet kalojne bëhem egoist! Unë nuk dua të jem më në prani të atyre që më kritikojnë, më provokojne , duan të më ndryshojnë, më bëjnë të mërzitem, kështu që distancohem, iki . Nuk dua të aranzhoj, diskutoj, negocioj, kuptoj, bëj pyetje vazhdimisht, në mënyrë që marrëdhëniet e mia miqësore te jene perfekte! Nuk them se jam i lehtë si mik, si partner , por kam meritën të them atë që mendoj dhe të përgjigjem prezent, nuk përpiqem të ndryshoj të tjerët, i dua ashtu siç janë,i pranoj dhe i mbeshtes . Kam Ende shoke te femijerise, te shkolles, ata qe takova ne dite te veshtira, ne vende te mbyllura, ne rruge, ne lagje , ne skene etj ! Ikin , vijne une jam po aty i njejte perhere! Të gjitha këto takime janë një rrëmujë e madhe. Jeta është shumë e shpejtë, e stuhishme, e shkurtër për të mos shijuar çdo moment Rrëmuja ime është e pasur, e tërë, e vërtetë, e sinqertë … ajo evoluon , c do dite fitoj dhe humbas .Dhe ndoshta javën tjeter te tjerë do ta pasurojnë atë … Për një kohë e Ndoshta edhe për jete .. E vetmja gjë që di për rremujen time të miqve e shokeve është , baza, e fortë dhe e fuqishme është atje dhe nëse duhet të jem pjesë me disa për të qenë plotësisht i lumtur, unë do ta bëja atë edhe nëse është e vështirë të kuptohet.Ka patur miq e shoke qe mendova do ti kisha perhere prane vetes, Ai qe rrezikova jeten per te, ai tjetri qe ndava kafshaten e fundit , qe u zura per te, miq pa fund qe ndihmova, u dhashe doren dhe besen time, pa kerkuar asgje ne kthim…E bera me dashurine dhe thjeshtesine Time Se keshtu jam nuk di ndryshe ! Nuk dua me sakte! Ne kete jete gjitheshka kushton , e keqja dhe e mira , kjo e fundit pak me shtrenjt por kthehet ! Ndaj bej mire, Neser mund te jete teper vone! Harrojme qe jeta varet nga nje fije peri! Be good for no reasons ✌️

A post shared by STRESI (@stresi) on

Link: https://www.instagram.com/p/B7rNx5sp9Kr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gDmjnpkF4/